Zjarret në Greqi, Ambasada shqiptare: Ja si t’i rifitoni dokumentet e djegura

Kryesore Lajme Politikë

Të gjithë shtetasit shqiptarë që humbën apo iu dëmtuan dokumentet e identifikimit gjatë zjarreve të 23 korrikut në Attiki të Greqisë do tu mbulohen shpenzimet nga ambasada shqiptare në Athinë.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga vetë ambasada, ku shpjegon dhe vendimin e ministrit Ditmir Bushati.

“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korril në – Attiki se me vendim të Ministrit z. Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë, në Facebook.

Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti)…

Gepostet von Albania in Greece – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi am Dienstag, 7. August 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *