Zjarrfikësja: Zjarri në çerdhen 14 i qëllimshëm, faktorë të jashtëm thyen xhamin dhe prenë tubin e gazit

Kronike Kryesore shtojca

Zjarri i rënë në datë 16 gusht në ambientin mbështetës të çerdhes nr.14, në Lagjen “Ali Demi” ka qenë i qëllimshëm dhe i vendosur nga faktor të jashtëm. Në këtë përfundim ka dalë akt-ekspertiza Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri, e cila nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se faktorë të jashtëm kanë thyer xhamin e dritares dhe duke përdorur një palë shkallë druri kanë prerë tubin e bombulës së gazit. Shërbimi zjarrfikës bënë me dije se si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ka ngopur ambientin e brendshëm me gaz, i cili në kontakt me pjesën e djegur të kutive të kartonit ka shkaktuar shpërthimin e ambientit. Të gjitha provat e siguruara nga këqyrja e vendit të ngjarjes së bashku me akt-konstatimin e i janë vënë në dispozicion prokurorisë e cila ka nisur menjëherë hetimet.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Në përfundim të akt-ekspertizës lidhur me zjarrin e rënë në datën 16 Gusht 2018, në orën 04:57, në çerdhen nr.14, në Lagjen “Ali Demi”, Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dëshiron të informojë sa më poshtë:

1. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së rregullatorit nga bombola e gazit dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ka ngopur ambientin e brendshëm me gaz, i cili në kontakt me pjesën e djegur të kutive të kartonit ka shkaktuar shpërthimin e ambientit.

2. Ekspertët e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri vërejnë se zjarri ka rënë midis bombolës së gazit dhe kutive të kartonit. Gjithashtu, akt-ekspertiza përfundon se zjarri është shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertët e MZSH-së kanë konstatuar se, në ambientin ku ishin vendosur bombolat e gazit, në anën verilindore të çerdhes nr.14 dhe me mur ndarës me kuzhinën e gatimit, xhami i krahut të djathtë të dritares ishte thyer. Poshtë dritares ishte vendosur një shkallë prej druri, e përbërë nga dy paleta, e cila në fushën e ndërtimit përdoret si skelë.

Në brendësi të ambientit, poshtë dritares dhe mbi banakun prej betoni ekspertët kanë gjetur disa kuti kartoni pjesërisht të djegura. Gjithashtu, akt-ekspertiza konstaton se është gjetur edhe një bombol gazi e dëmtuar në pjesën e sipërme nga zjarri, kurse rregullatori i gazit ishte i shkëputur bashkë me tubin e gazit nga bombola.

Provat dhe faktet e mbledhura nga ekspertët e Drejtorisë së MZSH-së çojnë në përfundimin se zjarri në çerdhen nr.14 ka qenë i qëllimshëm dhe i shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Akt-ekspertimi i është vendosur në dispozicion organit të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *