“Zoti Ilir mos e çmend Presidentin”. Presidenca fton Ulsi Manjën: Eja nesër në konferencë…!

Lajme Politikë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, paralajmëron fakte edhe më tronditëse se dosja “184” e vjedhjes së votave në Dibër.

Zëdhënësi i Metës fton deputetin socialist, Ulsi Manja, të cilin e cilëson si zëdhënës të dosjes së Dibrës, të marrë nesër pjesë në konferencën për shtyp të Presidentit Meta.

Gjithashtu, Blushi i bën me dije Manjës se Meta e pret nesër në Presidencë për t’i dëgjuar nga afër këshillat e tij.

Reagimi i Blushit:
Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!

Ky reagim erdhi menjehere pas qendrimit qe kryekomisioneri Ulsi Manja mbajti kunder presidentit. “Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”, shkruan Manja ne Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *