Zv.kryeministri, mesazh Bashës: Çoni b*thën nga karrigia, merre dhe Papin tënd të Selenicës dhe…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Zv.kryeministri Erion Braçe, pasi vizitës së Bashës në Selenicë dhe deklaratës së tij se kryebashkiak mbetet Përparim Shameti, i është përgjigjur me një replikë të bërë në rrjetet sociale.

Braçe i është drejtuar kreut të PD, duke i thënë se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësin e Selenicës.

“Merre per veshi ate Papin tend, domethene “kryetarin legjitim” te Selenices, te dy bashke coni b*then nga karrigia partiake e tavolina po e tille, shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen; Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete!”, ka shkruar Braçe.brace

Postimi i Erion Braçes:

TI LYRZIM NUK PO LUFTON PER KARRIGE?
TI LYRZIM PO LUFTON PER
INTERESIN PUBLIK?

E ke seriozisht kid?
Atehere,
merre per veshi ate Papin tend,
domethene “kryetarin legjitim” te Selenices,
te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille,
shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;
Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete!

Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij,
pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll;
Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!

Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur!

Ky eshte interes publik!

Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice!
Ndryshe e bejme ne,
por ti e ju hani peshk pas kesaj!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *