Zvicra e shqiptarëve mposht Serbinë, ja urimi i Ramës dhe Berishës

Kampionati Boteror Kryesore shtojca Sport

 

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultatin 2 me 1 ka gëzuar sot shqiptarët më shumë se zviceranët. Dhe kjo për shkak se të dy golat u shënuan nga shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Natyrisht që këto dy gola marrin një peshë të veçantë jo vetëm se i kanë dhënë një ndihmë të madhe Zvicrës për të qenë afër kalimit të grupit në Botëror, por edhe sepse ato u shënuan nga dy kosovarë kundër serbëve. Nuk kanë qenë imun ndaj këtij gëzimi as krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. Kështu kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e dy heronjve të Zvicrës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, në momentin e festimit të golave të tyre me shqiponjën dy krenare me mbishkrimin “Foto e ditës”.

Edhe ish-kryeministri Berisha ka publikuar foto të ngjashme me ato të Ramës, ndërsa nuk mungon as të urojë Zvicrën për fitoren. “Fitore e magjishme sot! Shqiptaret mposhten Serbine! Zoti i bekofte! Historike, Rrofte Zvicra!” shkruan Berisha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *