Zylfie Haklaj tregon për mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj!

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane. Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin Shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.

Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.

“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Fatmiri nuk u mjaftua me kaq. Ai, pengoi të niseshin drejt këtij misioni djemtë e tjerë tropojanë që kishin vendosur ti përgjigjeshin pozitivisht thirrjes. Me dëshirën e atyre por edhe nga rrethanat që erdhën, tashmë djemtë e familjes Haklaj ishin në fokusin e politikës së madhe të kohës. Pas fërkimeve që kishin pasur me Sali Berishën, dikur mik i familjes, ata identifikoheshin si mbështetës të krahut të majtë.

“Vëllezërit në kontakt me Fatos Nanon që thotë Berisha kurrë s’kanë pasur kontakt me Fatos Nanon, as me udhëheqësit e lartë, Halili, vëllai ka jetuar në Tiranë, ka takuar udhëheqës por jo se ka pasur ndonjë shoqëri”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *