Zyrtare, Adriatik Llalla hetohet për pastrim parash

Politikë shtojca

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

 

Mësohet se ish-kreu i organit të akuzës akuzohet për pastrim parash, ndërsa regjistrimi i procedimit u bë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dërgoi një javë më parë zyrtarisht gjetjet për ish-prokurorin e përgjithshëm.

 

Dosja do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit Donika Prela, ndërkohë që organi i akuzës në qytetin bregdetar ka kërkuar informacione nga disa institucione. Burimet thanë për Vizion Plus se për ish-prokurorin e përgjithshëm, akuza e Durrësit ka kërkuar informacione nga Hipoteka, Tatimet si dhe IlDKPI e cila ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës.

 

Regjistrimi i procedimit penal në Durrës ka të bëjë me konfliktin e interesit, pasi në kohën që Llalla ka qenë Prokuror i Përgjithshëm drejtuesi i Krimeve të Rënda apo dhe i Tiranës ushtronin funksione në kryeqytet ndërsa njëri prej tyre është emëruar nga Llalla.

 

Pak kohë më parë sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson e shpalli ish-prokurorin e përgjithshëm “non grata”, pasi sipas autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai dyshohej si i përfshirë në afera të mëdha korruptive. Vizion Plus

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *