Zyrtari i PD-së sulmon Ermal Mamaqin: Je by*hë lëpirës i pushtetit, ndotje mediatike

Kryesore Politikë Showbiz

Që nga prezantimi i spotit televiziv ku njoftohej një intervistë me kryeministrin Edi Rama, Partia Demokratike ka sulmuar aktorin e humorit Ermal Mamaqi.

Së fundmi, anëtari i Këshillit të Partisë Demokratike Ardian Isufi, një prej ithtarëve të kryedemokratit Lulzim Basha, ka fyer publikisht moderatorin.

Edhe pse mediat pranë opozitës e prezantojnë Isufin veç si “artist i njohur”, ai ka një aktivitet të gjerë politik ku është parë mes piruetash të shumta majtas edhe djathtas.

Isufaj, ka shërbyer si “krahu i djathtë” i Halim Kosovës për zgjedhjet elektorale të vitit 2015 dhe kohë më vonë është shfaqur duke mbjellë pemë krah kryebashkiakut Erion Veliaj.

Diku shfaqet krah Bashës duke sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe diku tjetër në ekspozitën e djalit të shefit të qeverisë.

Me këtë profil, Isufi i pompuar nga mediat pranë kampit opozitar, akuzon Mamaqin për servilosje ndaj figurave politike.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Edhe dielli ndriçon nëpër pellgje të ndyra, por nuk ndotet.” – Diogenes.

O ERMAL MAMAQI… O BYTHLËPIRES I PUSHTETIT… emisioni yt është i publikut dhe jo i menderes tënde… keshtu që mos perdor median publike per të Make Up-uar Ramën, sepse fatkeqësisht nga “ndotja mediatike” mbi fytyrat tuaja të deformuara dilni që të dy si portrete kllouni me bojatisje banale!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *